Si t’i ushqejmë bebet e porsalindura?

0

Ushqimi i parë ose ushqimi plotësueses është shumë I rëndësishëm tek foshnjat  dhe është një ndër dilemat më shumë te nënat, gjithmonë e kemi atë frikën se a është ushqimi I duhur apo a është kombinimi I duhur që mos do të kemi alergji në të ardhmen tek fëmija sepse në momentin që fillojmë me ushqyerjen te shëndetshme që nga foshnja atëherë do të kemi një jetesë të shëndetshme në vazhdim prandaj nga 0-6 muaj rekomandohet që të ushqehet me qumësht të gjirit, pas muajit të 6 mund të fillojmë me ushqimin plotësues ose ushqimin e ngurtë.

Sa shpeshë duhet nëna ta ushqejë me qumështin e gjirit?

Dietolog:  Si fillim javën e parë e kemi 10-12 herë ne dite, ne varësi mund te ndryshoje te fëmija se si është ai ndaj qumështit te gjirit a po e merr ai mjaftueshëm qumështin e gjirit, ndërsa sa i përket kohës është 20 minuta që do të ishte e duhura kjo është për javën e parë, për muajin e pare ndryshon 8-10 herë në ditë pastaj në 3 mujorin në vazhdim do të vazhdoje 4-6 herë në ditë që është e mjaftueshme.

Deri ne cilën moshë fëmija duhet te ushqehet me qumështin e gjirit?

1.5 deri 2  vite mund te ushqehet me ushqimin e gjirit gjithashtu duhet të jetë ushqimi plotësues baza pas moshës 1 vjeçare sepse pas moshës 1 vjeçare qumështi I gjirit mund te mos jete I mjaftueshëm dhe  mund te mos marrë të gjitha lëngjet që I duhen fëmijës.

Cilat janë ushqimet e ngurta qe duhet foshnja ti provoje në fillim?

Si fillim ne nisim me frutat dhe perimet, te perimet mund të kemi karotën dhe  kungullin ndërsa tek frutat mollën dhe dardhën po ashtu  është shumë e rëndësishme mënyra e përgatitjes plus edhe mënyra se si ti jepet fëmijës ushqimi. Është rregulli 3 ditor që ne e llogaritim qe çdo produkt të ri qe I jepet fëmijës duhet të paktën 3 ditë radhazi të provohet për të parë nëse kemi ndonjë reaksion ose që fëmijës nuk I pëlqen ushqimi, në momentin që kemi ndryshime te ushqimeve për shembull  1 dite mund ti japim një frute ditën e 2 një perime ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se cili ushqim po e shkakton një reaksion apo I pëlqen fëmijës, prandaj 6 mujori I parë është që fillon me rregullin 3 ditor që I provon frutat dhe perimet që pastaj në muajt në vazhdim mund të bëjmë kombinime duke ditur se në cilat ushqime kane alergji , përveç në muajin e 6-të që fillojmë me perime dhe frutat kemi edhe kosin.

Qumështi I lopës nuk rekomandohet ti jepet pasi që është me i vështire për tu tretur tek fëmijët, ndërsa te kosi që ka te shpërberë laktozin tretet më lehtë plus mund të marre kalciumin dhe vlerat e tjera që I nevojiten fëmijës kështu që këto janë 3 produktet e para qe mund te filloje ne 6 mujorin e pare.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqeni intervisten e plotë.

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00