Rimodelimi i hundës

NDËRHYRJET ESTETIKE

Rimodelimi i Hundës

Rinoplastika është një nga operacionet më të kërkuara në praktiken e Kirurgjisë Esretike. Hunda është qendra e fytyrës, kur një fytyrë semetrike është një fytyrë e bukur dhe hunda është ajo që përcakton ekuilibrin dhe tiparet e saj.

Në mënyrë që operacioni juaj i hundës të jetë i suksesshëm si në funksionalitet ashtu edhe në estetikë, duhet të kemi kujdes në ruajtjen e funksioneve shumë të rëndësishme si frymëmarrja dhe nuhatja.

Arsyet për të bërë një rinoplastikë përfshijnë riparimin e deformimeve në një dëmtim, ndryshimin e pamjes fizike të hundës për të korrigjuar një defekt të lindjes ose përmirësimin e frymëmarrjes.

Në disa raste, të dyjat: vështirësit në frymëmarrje dhe pamja fizike mund të jenë ndër arsyet e zgjedhjes së opsionit të rinoplastikës.

Teknikat dhe teknologjitë kirurgjikale të cilat përdoren në spitalet tona partnere, po evoluojnë vazhdimisht për të ofruar rezultate më të mira vizuale dhe funksionale, si dhe për të ofruar një periudhë rikuperimi më të shpejtë dhe më komode.

Qëllimi i kirurgëve tanë është të vlersojnë me prioritet aspektin funksional dhe të përmirësojnë pamjen estetike të hundës, si dhe gjithë fytyrës.

Mjeshtria e tyre, eksperienca shumë vjeçare dhe teknikat e fjalës së fundit në fushën e Kirurgjisë Estetike kombinuar këto me ndjeshmërinë spëkatur ndaj të bukurës.

 

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00