Zvogëlimi i gjoksit

NDËRHYRJET ESTETIKE

Zvogëlimi i Gjoksit

Pa dyshim, gjoksi është karakteristika më e lidhur me imazhin e feminilitetit. Me rritjen e moshës dhe zhvillimin trupor, sidomos gjatë pubertetit, gjoksi pëson një zmadhim të shpejtë brenda një kohe të shkurtër.

Përveç kësaj, shpesh bëhet e vështirë ose e pamundur edhe ushqimi me gji i foshnjes, pasi gjatë shtatzënisë një gjoks voluminoz pëson një rritje akoma më të ekzagjeruar si pasojë e stimulimit hormonal.

Për një rikuperim të shpejtë estetik, psikologjik dhe funksional nevojitet mastoplastika reduktuese, ndërhyrje kirurgjikale e këshilluar edhe para moshës 18 vjeçare.

Normalisht ky operacion nuk ndikon negativisht në aftësinë e ushqyerjes me gji, por në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit dhe teknikës së aplikuar, në disa raste mund të mos jetë më e mundur ushqimi me qumësht gjiri.

Nderhyrja keshillohet te behet ne rast se vëllimi i gjoksit është më i madh se norma dhe kjo krijon probleme posturale, lokale apo estetike.

Rezultati i ndërhyrjes kirurgjikale normalisht është i PËRHERSHËM.

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00