NDËRHYRJET ESTETIKE
Ngritja e Gjoksit
Me kalimin e viteve, është shumë e zakonshme që gjoksi të humbasë tonifikimin dhe fortësinë e tij dhe të fillojë të varet si pasojë e moshës, luhatjeve të peshës, shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. Edhe pse operacioni lifting i gjoksit nuk shërben për ta bërë gjoksin më të madh ose më të plotë, kjo ndërhyrje ndihmon në ngadalësimin e efekteve të plakjes duke tendosur lëkurën e gjoksit.
Lifting i gjoksit është një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka për qëllim ngritjen e gjoksit të lëshuar.
Ky problem mund të rregullohet me operacionin e lifting të gjoksit, i cili eliminon lëkurën e tepërt dhe ngre gjëndrën e gjirit në pozicionin e saj natyral, duke i rikthyer origjinalitetin dhe bukurinë. Kjo procedurë ka si qëllim rimodelimin e gjoksit duke e ngritur dhe përmirësuar formën për t’i dhuruar një pamje më të plotë. Si rrjedhojë gjoksi do të duket më i fortë, voluminoz dhe i bukur duke i rikthyer trupit femëror rininë dhe freskinë e mëparshme.