Ngushtimi i stomakut

KIRURGJIA BARIATRIKE

Ngushtimi i Stomakut

Dëshira e çdo personi është të ketë një trup me linja dhe tërheqës. Ngushtimi i stomakut është një procedurë kirurgjikale e cila shërben për humbjen e peshës trupore.

Kjo procedurë zakonisht kryhet në mënyrë laparoskopike, e cila realizohet me anë të aplikimit të disa instrumentëve të vegjël përmes disa prerjeve të vogla në pjesën e sipërme të barkut. Gjatë ndërhyrjes, mënjanohet pjesa e stomakut, e cila është rritë si pasojë e ushqimit të tepërt.

Ngushtimi i stomakut mundëson limitimin e sasisë së konsumimit të ushqimit. Përveç kësaj, procedura shkakton ndryshime hormonale të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.

Një nga procedurat kirurgjikale më të përhapura sot është gastrektomia e mëngës dhe njihet zakonisht si “kirurgjia e zvogëlimit të stomakut”. Kjo ndërhyrje ju mundëson të humbni peshë deri në 70 kg!

Njihet si operimi më i suksesshëm në humbjen e peshës, kilogramët të cilët humben pas operimit nuk rikthehen më, për këtë arsye njihet si “zgjidhje e përherëshme për rënje në peshë”.

Përse rekomandohet ky intervenim?

Gastrektomia e stomakut është një ndërhyrje e cila mund t’ju ndihmojë të humbni peshën e tepërt trupore dhe të reduktoni rrezikun nga potencialet e rrezikshme për jetën, problemet shëndetësore që shkakton mbipesha trupore, duke përfshirë këtu:

  • Sëmundjet e refluksit gastroezofageal
  • Sëmundjet e zemrës
  • Presionin e lartë të gjakut
  • Kolesterolin e lartë
  • Apnenë obstruktive të gjumit
  • Diabetin tip
  • Goditjen në tru
  • Sterilitetin

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00