Zmadhimi i gjoksit

NDËRHYRJET ESTETIKE

Zmadhimi i Gjoksit

Një ndër karakteristikat fizike më të rëndësishme te femrat është sigurisht gjoksi.

Zmadhimi i gjoksit është një ndërhyrje që mundëson përmirësimin e harmonisë trupore të femrës nëpërmjet rritjes së vëllimit të gjoksit. Nga kjo ndërhyrje mund të përfitojnë gratë të cilat paraqesin një gjoks lehtësisht të lëshuar, të vogël ose të pazhvilluar.

Ky operacion konsiston në vendosjen e protezave të posaçme, duke rimodeluar formën dhe përmasat e gjoksit, për të arritur kështu një rezultat të natyrshëm, qoftë në pamje ashtu edhe në prekje.

Zmadhimi i gjoksit është një procedurë e njohur tashmë dhe deri diku e parashikueshme, e megjithatë duhen bërë konsulta me mjekun e duhur për tu njohur me komplikacionet apo risqet e mundshme.

Eshtë provuar tashmë shkencërisht që ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.

Zmadhim të gjoksit me rezultate maksimale, që do të thotë gjoks i mbushur dhe natyral, në harmoni me trupin dhe dekolte që ju bën të ndiheni rrëzëllitëse si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00