TRAJTIME ESTETIKE
Rimodelimi i Krahëve
Pavarësisht se nuk marrin “vështrimet e para” krahët luajnë një rol të rëndësishëm në bukurinë e trupit!
Krahët, kjo pjesë e rëndësishme qoftë funksionale e qoftë estetike, na bëjnë të dukemi më të bukur, më të rinj dhe më të shëndetshëm. Shpesh depozitat e dhjamit dhe lëkura e tepërt në zonën e krahëve, nuk është e mundur të eliminohen me dietë dhe përbëjnë në këtë rast një problem të përhershëm për femrën.
Ndërhyrja për rimodelimin e krahëve mundëson përmirësimin e pamjes të tyre. Nëse korrigjimi që nevojitet është minimal, shenjat zakonisht kanë një shtrirje të kufizuar duke u nisur nga zona e sqetullës. Në raste të tjera mund të jetë e nevojshme një heqje më e gjerë me cikatrice që shtrihen deri në bërryl. Kjo mund të ndodhë në pacientët të cilët i janë nënshtruar kirurgjisë bariatrike (për rënie në peshë).
Ndërhyrja kirurgjikale e rimodelimit të krahëve konsiston në eliminimin e lëkurës dhe dhjamit të tepërt dhe tonifikimin e tyre, për të arritur kështu një rezultat harmonik dhe optimal. Në shumë raste lifting mund të shoqërohet edhe me liposucion për një rezultat akoma më të pëlqyeshëm.