TRAJTIME ESTETIKE
Rimodelimi i trupit
Gjërat e bukura nuk e përballojnë përshkrimin!
Ndër ndërhyrjet më të kërkuara të kirurgjisë estetike hynë dhe Liposkulptura (rimodelimi i trupit) e cila mundëson skulpturimin e trupit përmes heqjes së depozitave dhjamore inestetike në zona si barku, hijet, vithet, kofshët, gjunjët, gjoksi tepër voluminoz si dhe në zona të sipërme të trupit si mjekrra dhe qafa.
Rezultatet e Liposukcionit janë të përhershme që do të thotë se ju mund të shtoni peshë në të ardhmen, por jo më në zonat e trajtuara.
Vlen për tu theksuar se Liposukscioni nuk shërben për dobësimin e trupit por për rimodelimin e tij. Para se t’i nënshtroheni ndërhyrjes rekomandohet një regjim dietik.
Liposkulptura është një ndërhyrje shumë e përsonalizuar dhe si e tillë kërkon një konsultë të specializuar mjaft të detajuar ku stafi ynë i kirurgëve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do të ndiheni më në formë.