Baloni Gastrik

KIRURGJIA BARIATRIKE

Baloni Gastrik

Një trup elegant ka qenë dhe është dhe në ditët e sotme simbol i bukurisë dhe shëndetit tek njeriu!

Baloni gastrik është një tullumbace silikoni që fryhet me ajër ose lëng pasi vendoset në stomak. Është një metodë e përkohshme e humbjes së peshës e aplikuar në mënyrë endoskopike për ata që nuk mund të humbin peshë me dietë dhe ushtrime, që nuk duan të bëjnë operacion apo kanë rrezik të lartë për operacion.

Baloni gastrik ju ndihmon të zvogëloni madhësinë e porcioneve tuaja dhe shpeshtësinë e ngrënies. Kështu që do të hani më pak, por do të qëndroni të ngopur më gjatë. Zakoni juaj për të ngrënë mes vakteve do të zhduket dhe do të humbni peshë.

Baloni gastrik duhet të hiqet pas 6 muajsh deri në 1 vit pas vendosjes së tij. Nuk mund të aplikohet në rastet e ulçerës gastrike, hernies së madhe gastrike dhe shtatzënisë.

Shumica e pacientëve mund të humbasin 10-30% të peshës totale trupore, në varësi të peshës së tyre fillestare.

Avantazhet e balonit gastrik:

  • Nuk është një procedurë kirurgjikale.
  • Vendoset lehtësisht dhe shpejt.
  • Nëse kombinohet me dietë dhe ushtrime, mund të sigurojë humbje peshe afatgjate dhe efektive.
  • Me vendosjen e balonit gastrik mund të humbet deri në 30% e peshës së tepërt.

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00