Rimodelimi i kofshëve

TRAJTIME ESTETIKE

Rimodelimi i Kofshëve

Është e zakonshme që femrat të shëndoshen në pjesën e brendshme të kofshëve. Nëpërmjet ushtrimeve fizike mund të forcojmë muskujt e kofshëve, por nuk mund të shmangin varjen e lekurës së kofshëve. Gjenetika, humbja në peshë, ndryshimet hormonale si shtatëzania apo menopauza, si edhe një dietë e varfër apo pak ushtrime fizike mund t’a komplikojnë situatën.

Cilido qoftë shkaku, rezultati mbetet i njëjtë: kofshë të buta, të rrudhura, të varura, të destinuara për të patur strie dhe për të provokuar në çdo hap bezdisje, kruarje, skuqje dhe shpesh plagë nga ferkimi. Lëkura e tepërt e shkaktuar nga kjo situatë deformon harmoninë e këmbës. Rimodelimi i kofshëve përsos këmbët tuaja duke i bërë tonike, të forta dhe estetikisht të bukura.

Rimodelimi i kofshëve konsiston në eliminimin e dhjamit e lëkurës së tepërt dhe rimodelimin e këmbëve tuaja, sidomos në pjesën e brendshmë të tyre. Në shumë raste lifting mund të shoqërohet edhe me liposucion për një rezultat akoma më të pëlqyeshëm.

Rezultatet e kësaj ndërhyrje janë që në fillim të kënaqshme në varësi të moshës dhe të kompaktësisë së lëkurës së pacientit.

 

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00