Sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe informimi rreth kancerit të gjirit dhe këshillimit për një jetë të shëndetëshme
Në hapje të konferencës fjalën hapesë e morri drejtori i Qendrës A.C.I Flamur Hoxha. Ai falënderoj të ftuarit mjekët nga Turqia Prof. Dr. Feyzullah Erzöz, Prof. Dr. Feridun Suat Gökçe dhe Prof. Dr. Aylin Hande Gökçe që janë bashkëpuntorë të Qendrës ACI, po ashtu edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosoves dhe të gjithë të pranishmit që ishin pjesëmarrës në këtë konferencë. Flamur Hoxha foli për të arriturat e Qendrës ACI që nga themelimi e deri më tash.
Për informimin rreth kancerit të gjirit fjalën e kishte Prof. Dr. Aylin Hande Gökçe që së pari falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët dhe po ashtu që ishte e mahnitur me pritjen që i ishte bërë dhe vendet e bukura që i kishte vizituar në Kosovë dhe që premtojë që do të vijë përsëri.
Kanceri ndahet te meshkujt dhe femrat, llojet e kancerit te meshkujt janë kanceri i mushkërive, stomakut mëlçisë dhe te tjerë ndërsa te femrat kanceri me i shpeshte është kanceri i gjirit.
Kanceri i gjirit është duke u shpërndarë në mënyre shumë të shpejtë, çdo vitë në botë behën rreth 1.5 Milion Diagnostikime të reja te Femrat ndërsa te Meshkujt është me i rrallë.
Fatkeqësisht nuk mund të kemi parandalim te kancerit mirëpo kemi diagnostikim të herëshem që ndikon shumë në nivelin e vdekshmërisë . Mosha më e rrezikuar është ajo tek 50 vjeç e më lartë. Sëmundja e kancerit mund të jetë edhe gjenetike. Tek femrat nëse shtatzënia behet para moshës 29 vjeçare Estrogjeni është më i ulet dhe kjo e mbron rrezikun e kancerit te gjirit, po ashtu edhe dhënia e gjirit është faktor qe mbron rrezikun e kancerit.
Ekzaminimi duhet të filloje prej moshës 20 vjeçare që rekomandohet të bëhet një herë në dy vite deri në moshën 35 vjeç, ndërsa pas moshës 35 vjeçare deri 40 vjeç duhet te bëhet një herë Mamografia.
Me rastin e diagnostikimit të hershem rritet mundësia për mbijetese te femrat që duhet të kemi vetëm ndërhyrje të vogla që mund të largohet prej rrezikut për jetë.
Obeziteti
Për temën e 2-te Obeziteti e filloj Prof. Dr. Aylin Hande Gökçe foli për ngushtimin e stomakut .
Obeziteti është pesha e tepërt në trup që është grumbullimi i yndyrës në trup që ndikon jetesën e shëndetshme. Obeziteti është një sëmundje komplekse dhe me shumë faktorë, çështja kryesore është marrja e energjisë, është e shumtë por edhe shpenzimi i energjisë është i vogël andaj kjo ruhet në trup si yndyre. Kjo vjen si pasojë si shembull pas ndërprerjes së duhanit fillojmë të hamë më shumë ushqim, ngrënja e ushqimit me shumë vaj dhe niveli i larte i karbohidrateve etj.
Obeziteti është sëmundja që rritet më së shumti në botë dhe quhet sëmundja e epokës tonë.
Indeksi i masës Trupore(BMI) është rezultat që tregon formën se a jemi ne fazën e obezitetit. Marrim peshën e trupit dhe e pjesëtojmë me gjatësinë tonë , norma me e vogël se 18.5 është jo e duhur pasi qe është nënpeshën e duhur, mbipeshe është në mes të 25-30 te indeksit ndërsa niveli i Obeziteti është mbi 30 te indeksit.
Obeziteti ndahen në 3 shkallë e parë e dytë e tretë. Kur indeksi kalon mbi 40 atëherë është obezitet morbid.
Obeziteti shkakton shkallë më të lartë të vdekshmërisë, jetëgjatësia zvogëlohet kur indeksi është me i larte. Po ashtu shkakton sëmundje kronike te ndryshme si depresioni sulmi ne tru, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sheqerit etj.
Ngushtimi i stomakut është intervenimi i cili aplikohet më së shumti në kuadër të intervenimeve bariatrike. Ngushtimi i stomakut bëhet në mënyre laparaskopike në mënyrë të mbyllur dhe pas intervenimit 80 % e stomakut hiqet, pas intervenimit pacienti mund të ushqehet shëndetshëm ku marrja e ushqimit pakësohet dhe me pak ushqim ngopet.
Bypass Gastrik
Temë tjetër ishte Bypass Gastrik ku Prof. Dr. Feyzullah Erzöz tregoj experiencen e tij shumëvjeçare, ku aplikohet me mënyre laparoskipike. Për dallim nga ngushtimi i stomakut ku hiqet vetëm stomaku në ketë raste hiqet edhe një pjese e zorrës së hollë.
90% e rasteve te diabeti është obeziteti. Janë 3 rregulla te thjeshta për parandalimin e diabetit dhe ato janë: ushqimi i duhur, humbja e peshës dhe aktiviteti.
Pas intervenimit te Bypass Gastrik benefitet janë te personat që janë ne moshe më të re, ata që kane indeks më të lartë të masës trupore dhe në raste kur e kanë pasur diabetin për kohë më të shkurtër pra këto janë grupet qe kanë përfitime. Pas operimit hipertensioni përmisohet 65%-75 % Abnea e gjumit shërohet deri 90 % Astma 75 % -80%.
Pas operimit të Bypass Gastrik personat do të ushqehen më pak, do të ngopen më lehtë dhe do të humbin peshë, një pjese e zorrëve mbesin jashtë funksionit ku absorbimi ulet dhe për këtë arsye nuk ka shtim peshe, humbet peshë dhe përmirësohet gjendja me diabet.
Balonin Gastrik
Tema për Balonin Gastrik e tregoj experiencen Prof. Dr. Feridun Suat Gökçe.
Tek Baloni Gastrik janë disa rregulla kryesore, së pari në mënyre që të pranohet baloni në mënyre efektive nuk duhet të shkaktoj ulcera, erozion etj dhe për këtë duhet të jetë i lëmuar dhe të kete formë te rrumbullaket të globit, pastaj nuk duhet te rrjedhe duhet te jete nga një material i qëndrueshëm që është selikoni.
Baloni ka sukses që trupi ta pranojë tek 98 % te personat në 3 ditët e para dhe e tejkalojnë ne mënyre shumë të mirë ndërsa në raste shumë te vogla disa persona ku trupi i tyre nuk e pranon balonin atëherë e heqim dhe pacientet duhet ta dinë qe baloni mund te hiqet dhe nuk qëndron gjithmonë në trup.