Çka është Obeziteti?

0

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor sistematik. Obeziteti nuk është vetëm një shqetësim kozmetik. Ai është një problem mjekësor që rrit rrezikun tuaj për sëmundje të tjera dhe probleme shëndetësore.

Obeziteti mund të kontribojë në një numër problemesh serioze shëndetësore, duke përfshirë: Sëmundjet kardiovaskulare – Sëmundjet e zemrës (kardiovaskulare) janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme si dhe invaliditetit të miliona njerëzve në botë.

Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti – Artriti: është një lloj artriti që prek kërcin, i cili është përgjegjës për parandalimin e fërkimit midis kockave të nyjeve, duke i mbuluar ato. Si pasojë, ka shumë dhimbje në to. Osteoartriti ndonjëherë quhet sëmundja degjenerative e nyjeve. Kjo formë e artritit mund ta prekë secilën nyje në trupin tuaj.

Presioni i lartë i gjakut – Presioni i lartë i gjakut është rritja e presionit të gjakut në murin arterial. Hipertensioni arterial është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në botë.

Sëmundjet e Diabeti – Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi.
Vështirësi në frymëmarrje – Frymëmarrja e vështirësuar është ndjenja se nuk mund të merrni ajër të mjaftueshëm në mushkëritë tuaja. Kjo mund të sinjalizojë një problem themelor shëndetësor.

Sëmundjet kancerogjene – Lidhja midis obezitetit dhe vdekshmerise se rritur si pasoje e kancerit është evidentuar në një numër të konsiderueshem studimesh. Me pak fjale, individed obez vdesin më shumë nga kanceri sesa individed me peshë trupore normale për gjatesine e tyre.

Adresa

Rr. Nënë Tereza, 12000 Fushë Kosovë, Kosovë.

Email: info@aci-ks.com

Telefoni

+383 48 788 781
+90 537 988 56 00

Orari i punës

E hënë - E premte
09:00 - 17:00