Ndërhyrjet estetike dhe kirurgjia plastike janë dy fusha mjekësore të lidhura ngushtë që merren me restaurimin, rindërtimin dhe ndryshimin kirurgjikal të trupit të njeriut.
Ai që zgjedh të ndihmohet nga kirurgu plastik, me siguri kërkon të korrigjojë apo edhe të trasformojë diçka që nuk e pëlqen në trupin e tij, ku në përgjithësi qëllimi është jo vetëm për tu dukur më bukur, por edhe më i ri.
E përkthyer në shifra do të thotë që më shumë se 10 mijë persona, nga 18 deri në 55 vjeç të intervistuar, në Itali, Gjermani, Amerikë, Kinë, Kore të Jugut etj, më shumë se gjysma e tyre (55%), nuk e përjashtojnë mundësinë e një apo më shumë ndërhyrjeve estetike në të ardhmen.
Në vend të parë si nevoja më imediate e rregullimit, janë dhëmbët e shtrembër (34%), të pasuar nga dëshira për të holluar ijet duke hequr dhjamin (29%), më pas ndërhyrjet në hundë (27%). Ndërkohë rregullimet në fytyrë janë dy herë më të pëlqyera se sa në pjesën tjetër të trupit, madje mbetet dëshira më e madhe.