Trajtimet shëndetësore përmes Qendrës A.C.I!
Qendra ACI është zyrë konsultuese e cila ju mundëson qytetarëve trajtimin e sëmundjeve të ndryshme jashtë vendit, me metodat më të avancuara diagnostike, terapeutike dhe kirurgjike të njohurat sot në botë. Si qendër veprimtarinë e saj e ka filluar rreth 2 vite më parë duke u bazuar në nevojat e qytetarëve për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke pasur parasysh pamundësinë e trajtimit të sëmundjeve të rënda brenda vendit. Kemi filluar bashkëpunimin me spitale të ndryshme në Turqi, që të ju gjendemi në ndihmë qytetarëve tanë. Rëndësi të veçantë u kushtohet përzgjedhjes së mjekëve, spitaleve të cilat zotërojnë pajisjet më moderne të teknologjisë së fjalës së fundit. Qendra ACI është e përbërë nga një staf profesional i cili është i përkushtuar që të ju ofrojë shërbime duke filluar që nga paraqitja juaj e parë në zyrë, përkujdesja gjatë trajtimit përcjellja e gjendjes shëndetësore deri në shërimin tuaj të plotë.
Qendra ACI deri më tani ka bërë trajtimin e qindra pacientëve me probleme shëndetësore të ndryshme.
Kemi kryer mbi 15 transplante të palcës kockore, veshkave dhe mëlçisë. Përveç transplateve kemi trajtuar 37 pacientë me probleme onkologjike, duke filluar nga kanceri i gjirit, i mushkërive, pankreasit, stomakut etj. Gjithashtu kemi dërguar për trajtim mbi 50 pacientë me probleme ortopedike duke përfshirë vendosjen e protezave të gjurit, legenit etj. 52 raste janë trajtuar fëmijë të moshave të ndryshme në spitalet tona bashkëpunëtore në departamentet e pediatrisë. Raste të shumta kemi trajtuar me probleme epileptike të grup moshave të ndryshme. Po ashtu, ka mundësuar kryerjen e qindra ndërhyrjeve kirurgjikale.
Procedura e kontaktit të pacientëve me Qendrën ACI
Personat të cilët kanë nevojë për trajtim jashtë vendit kontaktojnë me qendrën, ku pas kontaktit të parë ato caktojnë terminin, ku paraqiten në zyrë për problematikën e tyre dhe realizojnë takimin fillestar të tyre me stafin përgjegjës. Në momentin e marrjes së të dhënave nga pacienti, bëhet krijimi i dosjes me dokumentacionin përkatës ku kjo dosje dërgohet për vlerësim në së paku tre spitalet tona bashkëpunuese. Pas marrjes së vlerësimit nga një staf profesional, informohet pacienti në detaje dhe pastaj fillohet me organizimin për udhëtimin në Stamboll. Pas mbërritjes në Stamboll, atje priten nga stafi ynë për ti akomoduar në spital. Përveç përkthyesit i cili gjendet pranë tyre gjatë kohës kur merret trajtimi në spital, pacientët vizitohen nga përgjegjës të stafit ACI ku pranohen kërkesat, shqetësimet e pacientëve. Ky kujdes tregohet gjatë gjithë kohës deri në momentin e përcjelljes së pacientit për në shtëpi. Gjithashtu pas kthimit, mund të kontaktojë përmes nesh me spitalin ku është bërë trajtimi për çdo pyetje apo paqartësi që mund të ketë. Qendra ACI në të njëjtën kohë mundëson konsulta me mjekë të cilët kohë pas kohe vizitojnë qendrën tonë në Kosovë.
Qendra ACI i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimeve me spitalet jashtë vendit.
Spitalet tona bashkëpunuese janë të përbëra nga një staf mjekësh profesionistë të të gjitha fushave mjekësore me një stil pune shumë displinues ku gjithmonë kanë në synim pacientët dhe shëndetin e tyre.
Spitale bashkëpunuese të Qendrës ACI janë:
Rrjeti spitalor Medical Park me një shtrirje prej 28 spitales, Medicana Hastanesi me gjithsej 17 spitale, Liv Hospital me 6 spitale, Koç dhe Amerikan Hastanesi me 6 spitale, Memorial Hastanesi me 12 spitale, Medipol Hastanesi me 7 spitale, rrjeti spitalor Acıbadem me 24 spitale dhe Gaziosmanpaşa Hastanesi me 7 spitale.
Qendra A.C.I ju mundëson trajtimin e problemeve tuaja shëndetësore në të gjitha këto spitale me teknologjinë e fundit dhe më të sofistikuar për diagnostifikimin dhe trajtimin e çdo sëmundje.